75 Mall Live Search
10:33 / E Premte, 14 Maj 2021 / OSH

Policia arreston 4 vushtrrias, i rrahën me shkop druri dy persona në Ditën e Bajramit

Katër persona janë arrestuar dje në Vushtrri pasi kanë sulmuar me shkop druri dy persona tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tyre në Vushtrri, rreth orës 15:30.

“S’mund ta imagjinonim një finale pa tifozë, boll kanë vuajtur për 12 muaj”
Policia e Kosovës ka konfiskuar dy shkop druri, të cilat janë përdor për rrahje, ndërsa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Vushtrri 13.05.2021 – 15:45. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar me shkop druri në oborrin e tyre dy viktima meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Janë konfiskuar dy shkop druri, të cilat janë përdorur në rast”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.