Kryeparlamentari Konjufca bëri homazhe në nderim të këngëtarit Ismet Bogujevci

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në ceremoninë komemorative të mbajtur në Teatrin Kombëtar, bëri homazhe dhe vendosi lule para arkivolit të doajenit të muzikës popullore shqiptare, Ismet Bogujevci.
Me këtë rast, në emrin e tij dhe të Kuvendit të Kosovës, Konjufca iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të këngëtarit Ismet Bogujevci, si dhe komunitetit artistik të Kosovës.