21:46 / E Premte, 14 Maj 2021 / OSH

Aksident trafiku në Skenderaj, 7 persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Si pasojë e këtij aksidenti, 7 persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në lidhje me këtë aksident, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth  orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, njoftoi Zahiti./Indeksonline/