75 Mall Live Search
11:57 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / OSH

Marius Dema shpërthen në lot: Kam vrarë vëllanë tim/ Dalin në gjykatë të akuzuarit për vrasjen e Mehmet Qemës

Dalin para Gjykatës të akuzuarit për vrasjen e Mehmet Qemës në lagjen “5 Maji” në kryeqytet mbrëmjen e 10 majit.

Ndaj Marjus Dema, i dyshuar i për vrasjen e 27 vjeçarit Qema prokuroria do të kërkojë “Arrest me burg” ndërsa do të kërkohet arrest shtëpie për shokët e tjerë Blerim Hoti, Erlin Peka.

Xhuliano Koçi dhe Frenkli  Myftari si dhe “Detyrim me paraqitje” për Eder Pjetra dhe Marjus Halili.

Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Siç raporton Ora News, Marjus Dema shpërthen në të qara në seancë dhe thotë:“Kam vrarë vëllanë tim.”