75 Mall Live Search
19:55 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Juventusi fiton derbin me një lojtar më pak, mban gjallë shpresat për top-4

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore të madhe në xhiron e parafundit (37-të) në Serie A.

Klubi i Andrea Pirlos mposhti 3 me 2 kampionin e këtij sezoni, Inter, shkruan IndeksOnline

Golat për ‘zebrat’ i shënuan: Cuadrado (2) dhe Cristiano Ronaldo. Golat për mysafirët i shënuan: Chiellini (autogol) dhe Lukaku.

Kujtojmë që Juventus ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi në minutën e 55’të me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Bentancur.

Me këtë fitore, Juve mban gjallë shpresat për top-4. Ata tani radhiten në pozitën e katërt me 75 pikë, aq sa ka AC Milan në pozitën e 3-të (por një ndeshje më pak) dhe vetëm 2 pikë më shumë se pozita e pestë Napoli (73) edhe kjo ka një ndeshje më pak./IndeksOnline/