Pejë/ E kërcënoi ish-bashkëshorten se do e vrasë, arrestohet i dyshuari

Të premtën, rreth orës 18:00 është arrestuar një person në fshatin Ramun të Pejës.
Sipas raportit të Policisë, i arrestuari kishte akuzuar ish-bashkëshorten e tij se do ta vriste, transmeton Indeksonline.
Deri te kanosja ka ardhur si pasojë e ndarjes. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Fsh. Ramun, Pejë 14.05.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur me vrasje nga i dyshuari mashkull kosovar ish bashkëshorti i saj, deri te kanosja ka ardhë si pasoj e ndarjes së tyre. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
/Indeksonline/