75 Mall Live Search
14:54 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Pamje nga vendi ku u kapën qindra kilogramë kokainë në Lipjan, droga ndodhet në ish fabrikën e Coca-Colës

Një aksion i përbashkët mes policisë shqiptare, kosovare e italiane ka rezultuar me kapjen e një sasie të madhe të drogës.

Dyshimet e para ishin se sasia e drogës ishte afër 2 ton, por që sipas informacioneve të fundit bëhet fjalë për 400 kilogramë të llojit kokainë.

Njësitet e antidrogës dhe forca të organizuara të policisë kanë sekuestruar drogën në Lipjan.

Indeksonline mëson se droga e kapur ndodhet në ish-frabikën e Coca Colës në Lipjan.

Një person deri më tani është ndaluar lidhur me këtë rast./Indeksonline/