75 Mall Live Search
15:07 / E Hënë, 17 Maj 2021 / C E

EULEX dhuron donacion për klinikën Endokrinologjike në QKUK

Sot me datë 17.05.2021 në ora 10:00 në hollin e Klinikës Endokrinologjike në QKUK është bërë pranimi i donacionit nga ana EULEX-it për Klinikën Endokrinologjike.

Dorëzimi i donacionit është bërë  personalisht nga shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ndërsa pranimi i donacionit nga drejtoresha e kësaj Klinike Dr. Venera Berisha-Muharremi.

Donacioni në fjalë vjen pas aprovimit nga EULEX të kërkesës së drejtoreshës Berisha-Muharremi, i cili donacion përmban inventar , paisje kompjuterike, fotokopje dhe materiale për zyre të personelit shëndetësorë!

Te pranishëm në ceremoni ishte edhe Drejtori i SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi si dhe Kryetarja e Bordit të SHSKUK Dr. Agreta Gecaj- Gashi.