Performanca fantastike e DJ kosovar që e “dridhi” Ulqinin

Ulqini ka qenë qyteti i atmosferës në ditët e fundit të javës që po lëmë pas. “Bamboo May Fest” ka prodhuar atmosferë të paharruar në qyteti bregdetar.

Emra të njohur të muzikës shqiptare lanë gjurmë me performancat e tyre në këtë festival.
Një nga perfomancat që çoi peshë publikun ishte ajo e DJ Caboos.
DJ i njohur kosovar ngriti adrenalinën e publikut me muzikën e përzgjedhur duke bërë që Ulqini të jehojë nga performanca e tij.
DJ Caboo aktualisht është një nga DJ më të njohur në Kosovë.
Sabedin Ferataj, i njohur si Caboo është koleksionuesi më i madh i krijimit të CD-ve në vend ngase posedon afër 15 mijë CD të tij./Indeksonline/
