75 Mall Live Search
16:01 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Zëvëndëskryeministrja Redzepi dënon ashpër rastin e ngacmimit të së miturës në Prishtinë

Zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilia Redzepi e ka dënuar ashpër rastin e ngacmimit të një të miture në Prishtinë.

Redzepi u ka bërë thirrje institucioneve të marrin masa ndaj këtij rasti dhe të rrisin shkallën e nevojshme për trajtimin e këtyre rasteve.

“Rastet gjithnjë e më të shpeshta të ngacmimeve seksuale në institucionet publike e trondisin shoqërinë tonë, prishin qetësinë shpirtërore dhe sensibilizojnë ndjeshmërinë kolektive me grupet e cenueshme anëtarët e të cilave shpesh janë viktima të sulmeve ndaj dinjitetit njerëzor, moralit, lirisë, sigurisë individuale… Prandaj, paraqitet nevoja për angazhim më kompetent për ngritjen e vetëdijes dhe parandalimit, dhe një qasje më efektive për të luftuar këtë çështje në të ardhmen.

Vetëm një strategji e koordinuar e ekipit të aktorëve kompetent sjell një rezultat të mirë, kështu që me anë të kësaj unë dënoj rastin e ngacmimit seksual të së miturës, dhe nga aspekti i kompetencave u bëj thirrje të gjithë personat kompetentë të marrin masat dhe aktivitetet e nevojshme për të trajtuar çështjen në mënyrë adekuate shoqëroro-morale dhe ligjore, dhe që dukuritë e tilla të mos jenë më preokupim i shoqërisë dhe publikut në përgjithës” thuhet në reagimin e zëvëndëskryeministres.