Punë e kryer, Roberto Mancini zgjat kontratën me kombëtaren e Italisë

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka konfirmuar që Roberto Mancini ka zgjatur kontratën me kombëtaren e Italisë.
Romano raporton që Mancini do të jetë trajner i Italisë deri në vitin 2026, transmeton Indeksonline.
Mancini mori detyrën si trajner i Italisë në vitin 2018 dhe deri më tani ka udhëhequr “Azzurrin” në 28 ndeshje.
Në këto 28 ndeshje, Italia ka fituar 19 herë, 7 herë ka barazuar dhe ka humbur 2 herë./Indeksonline/