Lumezi mesazh grupeve kriminale: Do të përballeni me drejtësinë

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi është deklaruar pas konfiskimit të 400 kg narkotikëve në Lipjan, pas bashkëpunimit mes autoriteteve të Shqipërisë dhe të Italisë.
Ai u dërgoi mesazh të qartë grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë, shkruan Indeksonline.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrinë rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë.

Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm. Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve. kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, Prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë”./Indeksonline/

