75 Mall Live Search
09:07 / E Martë, 18 Maj 2021 / OSH

Ja vjedhin ‘shacit’ 113 mijë kruna suedeze, ari e plotë dokumente….

Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Llugaxhi të komunës së Lipjanit, një qytetar që jeton jashtë vendit, derisa kishte parkuar veturën e tij me targa  suedeze për një shërbim, një person i panjohur duke i thyer xhaminë veturës.

Pas këtij momenti i njëjti i ka vjedhur një çantë dore me dokumente personale, një orë dore, një zinxhir ari dhe një shumë parash  prej  113 mijë kruna suedeze.

Policia tregon se  rasti vazhdon të hetohet.