Ramush Haradinajt i konfirmohet edhe një dorëheqje në AAK

Magbule Shkodra ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në AAK. Ish-deputetja ka konfirmuar se e ka informuar të parin e partisë për dorëheqjen e parevokueshme.
“Të nderuar qytetarë,
E nderuara anëtarësi e AAK-së,
Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia.
Deshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët,kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK.
Do të angazhohem për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja” thuhet në njoftimin e saj.
Dje nga AAK ka njoftuar largimin Rexhep Kadriu, ish-zëvëndësministër i Infrastrukturës./Indeksonline/