75 Mall Live Search
16:30 / E Martë, 18 Maj 2021 / C E

Gruaja e ambasadorit belg po e përdor imunitetin diplomatik për tu mbrojtur pasi goditi një shitëse

Gruaja e ambasadorit të Belgjikës në Korenë e Jugut po ushtron imunitetin e saj diplomatik për t’i shmangur akuzat për goditjen e një ndihmësi dyqani në prill, tha policia të martën.

Sipas CNN, Ambasadori Peter Lescouhier më parë kërkoi falje në emër të gruas së tij, Xiang Xueqiu, duke thënë se ajo “mund të kishte pasur arsyet e saj për t’u zemëruar me mënyrën si u trajtua në atë dyqan, por kryerja e dhunës fizike është krejtësisht e papranueshme”.

“Ajo sinqerisht pendohet dhe dëshiron t’i ofrojë falje personalisht dyqanxhiut kur ajo ka mundësinë për ta bërë këtë,” tha Lescouhier në një video të ngarkuar në Instagram javën e kaluar, duke shtuar se gruaja e tij ishte “duke bashkëpunuar në mënyrë aktive me policinë”.

Sidoqoftë, në një deklaratë, Policia Metropolitane e Seulit tha se Xiang kishte ushtruar imunitetin e saj diplomatik dhe për këtë arsye prokuroria po hiqej.

Sipas Konventës së Vjenës , në të cilën Koreja e Jugut është nënshkruese, diplomatët dhe familjet e tyre kanë të drejtë për imunitet nga ndjekja penale, por kjo mund të hiqet vullnetarisht.

Një video e sigurisë e ofruar për CNN dhe e shpërndarë gjerësisht në internet tregoi Xiang duke u grindur me dy punonjws tw dyqanit të rrobave më 9 Prill, pasi njëra nga gratë e pyeti gruan e ambasadorit për një xhaketë që mbante veshur, duke besuar se ajo mund ta kishte vjedhur atë.

VIDEO

Punonjësja, e cila dëshironte të mbetej anonime, i tha CNN se nuk mund ta kuptonte Xiang dhe u përpoq të shikonte etiketën brenda xhaketës.

Kur ajo u përball me Xiang-un në rrugë jashtë dyqanit, pa që xhaketa nuk ishte nga dyqani. Ajo kërkoi falje në anglisht dhe u kthye brenda, por u ndoq nga Xiang. /IndeksOnline/