Përplasen dy vetura në lagjen “Pejton” të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, raporton IndeksOnline.
Dy automjete janë ndeshur mes veti në udhëkryqin më të frekuentuar në lagjen “Pejton” të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin. Ende nuk ka informacione zyrtare për të lënduar./IndeksOnline/