Gruaja nga Podujeva rrahet nga burri dhe kunata, policia i arreston!

Mbrëmë është sulmuar fizikisht një grua në komunën e Podujevës nga burri dhe motra e tij, shkruan IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se këta dy të fundit janë arrestuar kurse rasti vazhdon të hetohet.
“Podujevë 18.05.2021-19:35. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe motra e bashkëshortit, të dyshuarit mashkull dhe femër kosovar-e, të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/