75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / C E

Digjet shtëpia e pronarit të klubit të famshëm evropian, familjarët e tij ishin në gjumë

Shtëpia e pronarit të Celtic, Peter Lawwell i është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zjarrfikësit dhe policia nxituan në shtëpinë e shefit të Celtic rreth orës 1 të mëngjesit pas një raporti të një zjarri në automjetin e tij.

Shërbimi Skocez për Zjarrfikje dhe Shpëtim dhe Policia në Skoci konfirmuan se nuk kishte raportime për ndonjë viktimë.

Zjarrfikësit shuan flakën por disa mbetën në vendin e ngjarjes në orën 7 të mëngjesit.

Gjatë përhapjes së zjarrit, familjarët e Lawwell ishin duke fjetur në shtëpinë e tyre. /IndeksOnline/