Hyseni: Podujeva u harrua nga qeveritë e kaluara, kërkon fonde shtesë për investime kapitale

Deputeti i VV-së, Driton Hyseni në debatin parlamentar për programin qeverisës është ndalur në disa pika të programit duke asociuar me shembuj praktik.
Fillimisht ai u fokusua te Ligji për Grantin e katërt qeveritar, shkruan Indeksonline.
Ai këtu mori shembull komunën e Podujevës, atë edhe prej nga vjen. Hyseni u shpreh se Podujeva ka nevojë për fonde shtesë nga qeveria qendrore, pasi që është shumë e pazhvilluar dhe krejtësisht e harruar nga qeveritë e kaluara.
“Fillimisht do fokusohesha te Ligji për Grantin e katërt qeveritar, i cilli do t’u mundësoj komunave me shumë fonde për investime kapitale e rrjedhimisht të shohim më shumë ndryshime për të mirë në to. Të nderuar kolegë, besoj thellë se komuna e Podujevës është shumë e qëlluar që të merret si shembull se sa ka nevojë per fonde shtese nga qeveria qendrore. Kushdo nga ju që kishit rastin ta vizitoni trevën e llapit besoj e keni vërejtur se ajo qe nga paslufta pothuajse është e njejta, shumë e pazhvilluar dhe krejtesisht e harruar nga qeverisjet qendrore dhe aspak e trajtuar mire nga qeverisja lokale, për 20 vite e udhëhequr nga LDK-ja.
Ndërtimi i sheshit në qytetin e Podujevës ka mbyllur disa rrugë dhe ka orientuar trafikun në pjese tjera të qytetit por në te cilat pjese rruget janë më të ngushta, gjithashtu edhe rruga zëvendësuese e rrugës kryesore Zahir Pajaziti, është rruge që nuk arrin të sherbej si duhet nevojat e qytetareve per qarkullim. I vonshëm e shumeë i nevojshëm sheshi i qytetit, por mbyllja e rrugëve te gjëra do duhej të shoqërohej me rrugë te gjëra e funksionale, e jo rrugë me rrugë te ngushta ne te cilat trafiku vetëm sa vie e shtohet dhe tollovitë u bëhen rutinë jete për qytetarët.
U anashkaluam shumë vite e tani e tutje nuk mund të jemi të qetë për nevojat tona, djemtë e rinjëe po ikin, fshatrat po zbrazen e qytetit po i ikë shpirti, prandaj duhet te reagojme shpejt ne përmirësimin e gjendjes. Nuk jam lokalist, sepse Kosovën e kemi te vogel e nuk guxojme ta ndajmë në copëza por kur jemi te komunat që jane lene anash, Podujeva i prinë listes si nje copë Kosove e harruar nga qeverisjet e mëhershme”.