Lirohet nga spitali personi që u ther me thikë në Prishtinë

Një person kishte pësuar lëndime trupore në dorë dhe shpinë pasi ishte goditë me thikë nga një i dyshuar në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë.
I dyshuari pasi e kishte sulmuar viktimën ishte larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar në shtëpi.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./IndeksOnline/