75 Mall Live Search
09:09 / E Enjte, 20 Maj 2021 / OSH

Ferizaj/ Policia e Kosovës konfiskon 4 qese najloni drogë, 760 euro, franga zvicërane e denarë …

Policia e Kosovës gjatë kontrollot të një veture, një personi i kanë gjetur një çantë dore me substancë narkotike.

Të njëjtit i janë gjetur edhe para të gatshme, 760 euro, 100 franga zvicerane, 100 denar të Maqedonisë së Veriut dhe 10 dinar të Serbisë, shkruan IndeksOnline.

“Rr. Bajram Gursel Sylejmani, Ferizaj 19.05.2021-01:10. Gjatë kontrollit të veturës dhe personit të dyshuar mashkull kosovar, në një çantë dore janë gjetur katër qese najloni me substancë pluhur të bardhë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 2 gram, dy qese të zbrazëta, një thikë e vogël, para 760 euro, 100 franga zvicerane, 100 denar të Maqedonisë së Veriut dhe 10 dinar të Serbisë si dhe disa tableta vitamina. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon dhe një veturë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/