75 Mall Live Search
12:59 / E Enjte, 20 Maj 2021 / AR

Aktori i “Friends” shpërthen në lot gjatë intervistës, fansat të shqetësuar për gjendjen e tij

Gjatë intervistës, vëmendja u fokusua tek qëndrimi dhe sjellja e aktorit, Matthew Perry, i cili përveçse foli më pak se të tjerët, pati gjithashtu vështirësi gjatë komunikimit, raporton “People”.

Pas intervistës, fansat kanë reaguar masivisht duke shprehur keqardhjen për gjendjen pasive të aktorit. Shumë komente e lidhin këtë gjendje të tij me përdorimin e lëndëve narkotike.

Perry ka folur hapu më parë për luftën e tij me varësinë në të kaluarën, duke u thënë njerëzve se gjërat kishin dalë nga kontrolli dhe ishin shumë të pashëndetshme, pasi një aksident me ski në 1997, e bëri atë të varur ndaj ilaçeve kundër dhimbjes.

Varësia i shkaktoi një gjendje të vështirë Matthew-s, siç aktori pranoi edhe vetë në 2016-ën, teksa fliste për “BBC Radio 2”.

Aktori, i cili ka qenë në rehabilitim dy herë, në 1997 dhe 2001, tha në 2015: “Kam pasur shumë ulje dhe ngritje në jetën time. Kam mësuar shumë nga dështimet e mia.

Por nëse një i alkoolizuar vjen dhe më thotë ‘A do të më ndihmosh të ndaloj pirjen?’, unë do t’i them: ‘Po, unë di si ta bëj këtë’”.