75 Mall Live Search
15:58 / E Enjte, 20 Maj 2021 / OSH

Shefi i BE-së i shqetësuar me numrin e vdekjeve në vendin e punës, kërkon kushte më të mira

Shefi i Zyrës se BE-së, Tomash Szunyog dhe kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi kanë vizituar vendpunishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Ai me këtë rast u shpreh i shqetësuar me numrin e madh të rasteve të vdekjeve në vendin e punës.

Krejt kjo sipas tij, po ndodh për shkak të mosrespektimit të rregullave e pajisjeve jo të mira të punës.

“Kjo vizitë ka të bëjë lidhur me rreziqet dhe lidhur me shqetësimet tona nga rastet e shumta të lëndimeve në punë duke shënuar raste të mëdha”.

“Arsyet që vinë deri te këto raste janë mosrespektimi i rregullave, pajisjet e punës dhe të tjera. Do ta thellojmë bashkëpunimin me sektorin privat që të shikojmë problemet kryesore të shëndetit dhe sigurisë”, tha ai.