75 Mall Live Search
08:02 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

3 940 raste aktive me Coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107 120 raste nga 582 797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 237 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 331 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100 943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 940.