75 Mall Live Search
17:31 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Ministrja Haxhiu: Formalizohet grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka lajmëruar se është formalizuar grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Haxhiu ka shkruar se në këtë grup punës përveç zytarëve përkatës të politikave dhe përfaqësuesve politik, do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë vendor, konsulentë e qytetarë të cilët vullnetarisht, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sapo formalizuam grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Pjesë e grupit punues përveç zyrtarëve përkatës të politikave dhe përfaqësuesve politik, do të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë vendor, konsulentë e qytetarë të cilët vullnetarisht kanë dokumentuar krimet e luftës gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë ata të cilët mund dhe duan të kontribuojnë në këtë proces.

Ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, organizatat dhe të tjerët të cilët posedojnë dokumente, dëshmi të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, hulumtime të cilat i kanë kryer dhe i konsiderojnë relevante të na i dërgojnë ato në këtë email adresë dokumentimi.md@rks-gov.net.