75 Mall Live Search
18:42 / E Premte, 21 Maj 2021 / A. M.

Dhjetëra mbështes për Palestinën në Prizren, dënojnë veprimet e Izraelit!

Dhjetëra persona, të rinj e të reja, kanë mbajtur një marsh solidarizues për Palestinën në Prizren.

Ata kanë bërë thirrje për paqe në botë duke dënuar veprimet e Izraelit karshi shtetit palestinez.

Indeksonline, në bashkëpunim me TV BESA, ua sjellë disa imazhe të marshit të sotëm, të mbajtur në qytetin historik të Republikës.

Vlen të theksohet se dje kabineti i sigurisë i Izraelit ka rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit 11-ditor me militantët e Gazës.

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken theksoi se ai ka qenë duke folur me Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi dhe përsëriti mesazhin e presidentit Biden se SHBA priste të shihte një armëpushim.

Ai kishte thënë se kishte një shqetësim të thellë dhe të përbashkët në të gjithë botën për vdekjet e palestinezëve dhe izraelitëve.

Qëllimi i SHBA ishte t’i jepte fund dhunës, shtoi ai. /Indeksonline/