75 Mall Live Search
20:56 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Kolona të gjata në kufirin Slloveni-Kroaci/ Mërgimtarët e shumtë që ja kanë mësyer Kosovës presin me orë të tëra

Derisa në shteti slloven, nuk po kontrollohen veturat e pasagjerëve që kalojnë në këtë pikë kufitare për  në shtetin kroat, njëson nuk po ndodhe edhe me Kroacinë.

Sic rrëfejnë për IndeksOnline qytetarët që kanë kaluar para pak orësh në këtë pikë kufitare, për shkak të kontrollave që po bëhen në pikat kufitare të Kroacisë, mërgimtarët por edhe të tjerët detyrohen me orë të tëra të presin.

“Derisa në pikë kufitare të Kroacisë po punohet në 8 hyrje, as kjo s’po kryen punë pasi që numër i madh i mërgimtarëve janë rrugës për në Kosovë, por ka edhe që destinacion kanë vendet tjera”, thonë disa nga qytetarët që kanë mbetur të bllokuar në kolonë prej 3 kilometrave.

IndeksOnline ju sjell pamje: