75 Mall Live Search
12:09 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / A. M.

I dehur në timon u aksidentua dhe përfundoi në spital, si u arrestua Aleksandër Gjoka?

ABC News zbardh detaje të reja nga arrestimi i këngëtarit të njohur shqiptar Aleksandër Gjoka mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

I dehur në timon, Aleksandër Gjoka del sot para Gjykatës - Gazeta Mapo

62-vjeçari u përfshi në një aksident në zonën e Farkës në kryeqytet.

Policia në momentin që ka arritur në vendin e ngjarjes i ka bërë testin përpos drejtuesit të makinës tjetër që u përfshi në aksident, edhe Gjokës, i cili ka rezultuar se kishte konsumuar alkool mbi normën e lejuar.

Nga aksidenti këngëtari ka marrë disa lëndime dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ruhet me efektivë te dera. Kjo nuk është hera e parë që Gjoka prangoset për këtë vepër penale, pasi edhe përpara rreth 2 viteve u arrestua për këtë arsye.