75 Mall Live Search
12:34 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / Blerim

Kosova U21 publikon listën e futbollistëve të ftuar për Evropianin 2023

Kombëtarja e Kosovës U21 ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2023.

Përzgjedhësi Michael Nees do ta fillojë grumbullimin për ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit 2023 kundër Andorrës, të martën, më 25 maj, shkruan IndeksOnline

Në fazën e parë, prej 25 maj deri më 29 maj janë të ftuar 31 futbollistë dhe kjo fazë do të shërbejë si paraselektim, derisa më pas lista do të reduktohet në 24 futbollistë, të cilët do të jenë në grumbullim në fazën e dytë prej 31 majit, teksa ndeshja kualifikuese me Andorrën U21 zhvillohet më 8 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:00, njofton FFK.

Stërvitjen e parë Kombëtarja U21 do ta zhvillojë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali.