75 Mall Live Search
15:10 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / A. M.

Dreshaj në 22 vjetorin e masakrës: Të jemi të bashkuar sikur sot, armiku i jonë i vetëm është Serbia

Gani Dreshaj ka marrë pjesë në përvjetorin e masakrës së Dubravës.  Mes dhembjes e pikëllimit, Dreshaj ka thënë se sot është ndier krenar që skena politike kosovare dukej e unifikuar, së paku në fjalimet e tyre. “Isha i pranishëm në shënimin e 22 vjetorit të masakrës së Dubravës. 22 vite pas masakrës shoveniste serbe, sot u bë edhe përurimi i lapidarit në respekt të të rënëve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre.

Mes dhimbjes e pikëllimit, sot ndjeva edhe krenari ngase janë të rralla ditët kur skena politike është kaq e bashkuar.

No description available.

I magjepsur nga fjalimet e kryetarit Konjufca, ministres Haxhiu, liderit Haradinaj, dhe kreut të PDK-së Hoxhaj.

Armiku dhe kundërshtari i vetëm i Kosovës është Serbia, andaj vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë para çdo sfide.

Uroj që Qeveria Kurti do të trajtoj me kujdes kërkesat e arsyeshme të Shoqatës së të Burgosurve Politik.

Në këtë ditë lavdie nuk mund të harroj edhe një të gjallë meritor, i vuajtur por fitimtarë, patriotin e shumë dekadave, ish-të burgosurin politik, Hydajet Hysenin” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/