75 Mall Live Search
16:22 / E Shtunë, 22 Maj 2021 / Blerim

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi përgëzon medalistin Herolind Nishevci

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka përgëzuar Nishevcin për medaljen e parë evropiane për senior, duke i uruar fat dhe suksese atij dhe karateistëve tjerë, edhe në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, që muajin e ardhshëm mbahet në Paris të Francës.

Presidenti, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, ishte i pranishëm në Evropianin e Poreçit, ku përkrahi karateistët tanë, të cilët do të kthehen me një vend të tretë, një të pestë dhe një të shtatë.