Protestë në Mitrovicë: Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacmuesve seksual

Sot në qytetin e Mitrovicës u mbajt protesta me moton “Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacumesve seksual”. Kjo protestë erdhi si rezultat i raportimit të rastit të fundit të dhunës ndaj një vazje të mitur në fshatin Mazhiq në Mitrovicë, por jo vetëm ky rast, kjo protestë ishte organizuar për të gjitha rastet e fundit që ndodhën në Kosovë.

Në marshin protestues u bashkuan shumë të rinjë e të reja, shumë gra e burra, me thirrje të ndryshme për ta ndalur dhunën sistematike ndaj grave e vajzave. Revolta e tyre vazhdoi edhe pas thirrjes së organizatoreve për t’u shpërndarë protestuesit.


Ata vazhduan të këmbëngulin me thirrjet e tyre: “Kush e ka renin?”, “Kush po e lypë?”, “Unë jam zani yt!”, “Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacmuesve seksual!”, “Përdhunimi është krim!”, “Liri për gratë dhe vajzat!”, “Përdhunuesit në burg!”, e shumë thirrje të tjera.

Ky marsh edhe njëhere vije si revoltë e vajzave e grave, djemve e burrave, thirrje kundër sistemit patriarkal, institucioneve patriarkale, familjeve patriarkale e shkollave si institucione patriarkale.

Thirrje për vetëdijësimin e shoqërisë për pozicionin e grave, thirrje për ndalim të dhunës, e thirrje për denim të përdhunuesve.
Kjo nuk do të jetë protesta e fundit, kjo është veç vazhdimësi e revoltës së shoqërisë kundër dhunës sistematike ndaj grave dhe vajzave në hapsirën publike dhe private.