Përlotet Adriana Matoshi, Keith i fali mbrëmjen më magjike

Këtë të shtunë Adriana Matoshit është befasuar në mënyrën më të bukur nga partneri, futbollisti afrikan Keith Groeneveld.
Ai e kishte thirrur në “Dua të të bëj të lumtur”, ku përpos dedikimit të veçantë i rikrijoi në studio momentet e takimit të tyre të parë.
Po ashtu, Keith i dhuroi një varëse me rreth për të cilën u shpreh “Loçkë, ti e di që unë të dua prandaj dua të të jap këtë dhuratë. Është një varëse me rreth. Ky rreth rrotullohet e rrotullohet dhe nuk mbaron kurrë. Zemër, kjo është dashuria ime për ty. Nuk do të mbarojë kurrë”, i tha ai.
Prisni se ka edhe më!
Futbollisti i dedikoi dhe një këngë live Adrianës, duke e quajtur “mbretëreshë” dhe “gjithçka”.
Gjithë këto surpriza e përloten aktoren.