Ballkani mbetet jashtë Evropës, por ia prish festën Prishtinën

Ballkani e ka përfunduar me fitore sezonin 2020/21 të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Suhareka e kanë mposhtur kampionin Prishtinën me rezultat 2-5 në ndeshjen e javës së fundit që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.
Prishtina e kishte të siguruar titullin që nga java e kaluar, shkruan Indeksonline.
Ballkani e nisi fuqishëm ndeshjen me dy gola të Mirlind Dakut në minutat 3’ dhe 15’.
Prishtina arriti të barazoj rezultatin në pjesën e parë me dy gola të Endrit Krasniqit në minutat 27 dhe 36.
Në pjesën e dytë doli në skenë Arbër Hoxha që shënoi dy gola (70 & 77) për t’i siguruar fitoren Ballkanit.
Golin e fundit e shënoi Blend Baftiu pak para fundit të ndeshjes.
Prishtina përfundon kampionatin në vendin e parë me 78 pikë, dy më shumë se Drita që mposhti Arbërinë 2-0 derisa Ballkani mbetet jashtë Evropës, në vendin e tretë me 74 pikë. /IndeksOnline/