Mirlind Daku, ‘babai’ i golave në Superligë

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku pas përfundimit të sezonit në Superligën e Kosovës në futboll, shpallet golashënuesi më i mirë i ligës.
Daku me Ballkanin ka realizuar plotë 31 gola dhe tashmë mori stafetën si golashënuesi më i mirë në Superligë që nga paslufta, shkruan IndeksOnline
23-vjeçari tregoi paraqitje të lartë me klubin nga Suhareka, ku dha gjithçka për klubin dhe veten e tij këtë sezon.
Kështu, Ballkani u rëndit në vendin e tretë me 74 pikë.