75 Mall Live Search
16:01 / E Hënë, 24 Maj 2021 / AR

Të veshurat më bukur në “Billboard Music Awards 2021” kishin një detaj të njëjtë

Është mbajtur mbrëmjen e djeshme “Billboard Music Awards 2021”, ku u nderuan me çmime disa artistë, mes të cilëve Drake triumfoi me çmimin “Artisti i dekadës”.

Sigurisht një vëmendje të madhe morën edhe veshjet në tapetin e kuq dhe “People” ka publikuar një listë me artistët e veshur më bukur. Mes tyre janë Priynanka Chopra, Megan Fox me partnerin e saj Machine Gun Kelly, Tina Knowles, Nick Jonas, Kehlani etj.

Por ajo që vihet re është se ngjyra rozë ka dominuar këtë vit në veshjet e personazheve të famshëm.

Këngëtarja Pink u shfaq me një fustan rozë të gjatë e me dekolte. Alicia Keys me një veshje të veçantë me pantallona e pelerinë rozë nga Valentino dhe reperja Saweetie me fustan ngjyrë rozë të lehtë nga Giambattista Valli Haute Couture.