75 Mall Live Search
09:56 / E Martë, 25 Maj 2021 / AR

Kurti: Trupat e Kosovës po tregojnë profesionalizëm në stërvitjen e Defender 21

Në kuadër të stërvitjes “DEFENDER-Europe 21”, Kosova dhe forcat e saj po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese.

Lidhur me këtë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm, shkruan Indeksonline.

Image

Për herë të parë, Kosova po shërben si vend pritës i një ushtrimi të udhëhequr nga ushtria amerikane në territorin e vet. Trupat tona janë duke shfaqur përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e ushtrimit “Defender 21” në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri“, shkroi Kurti në Twitter.