Gërvalla pranon kritikat nga Musliu-Shoshi për postimin amatoresk në Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë shumë kritika për postimin e fundit në rrjetin social Twitter. Postimi në gjuhën angleze që është bërë nga MPJ ka qenë amatoresk dhe me gabime.
Kjo çështje u hap për diskutim nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi gjatë raportimit të ministres Donika Gërvalla, në Komisionin për Punë të Jashtme, shkruan Indeksonline.
Musliu Shoshi e kritikoi ministren për atë postim, por që kritikat e saj i pranoi shumë mirë edhe Gërvalla.
Ajo u shpreh se zyra e saj e merr përgjegjësinë për atë postim të komplikuar në Twitter.
“Zyra e merr përgjegjësinë në Twitter për atë mesazh të komplikuar. Nuk kam çfarë zbukuroj, ashtu është. “Kosova e fortë”, Kosova synon dhe do të jtë gjithmonë ne anën e aletaëve të saj të fuqishëm. Nuk është mesazh që Kosova është e fortë por ai mesazh dëshiron të tregojë që Kosova fort qëndron në krahun e aletaëve të saj. Në të ardhmen do të kemi më shumë sy që t’i kontrollojmë këto“, theksoi Gërvalla./Indeksonline/
