Vedat Muriqi në Kosovë, takohet me ish-trajnerin e tij

Vedat Muriqi ka ardhur në Kosovë pas përfundimit të kampionatit italian, Serie A për sezonin 2020/21.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është takuar sot në Prizren me ish-trajnerin e tij te KF Liria, Skender Kapra, shkruan IndeksOnline
“Takim i ngrohtë te Abi Qarshia me Vedat Muriqin, yllin e reprezentacionin e Kosovës. Kisha nderin për një periudhë të jem trajner i Vedatit”, ka shkruar Kapra.
Kujtojmë që Vedat Muriqi pati një periudhë të keqe me Lazion gjatë këtij sezoni.
Muriqi pritet të jetë në listën e Challandesit për ndeshjet miqësore të Kosovës gjatë muajit qershor./IndeksOnline/