75 Mall Live Search
19:32 / E Martë, 25 Maj 2021 / A. A

Challandes publikon listën, nuk e fton rekordmenin Mirlind Daku!

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Në listë janë edhe disa emra të rinj, të cilët për herë të parë do ta veshin fanellën e Kombëtares dardane. Por vlen të theksohet mungesa e Mirlind Dakut në listë.

Dardanët, fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë.

Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.