Babai raporton në polici: Djali ma dëmtoi kasafortën dhe iku nga shtëpia

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme një qytetar ka lajmëruar se djali i tij i kishte dëmtuar kasafortën e që më pas kishte ikur nga shtëpia.
Ngjarja ka ndodhur në Novo Bërdë, në orët e hershme të së martës.
“Novo Bërdë, 25.05.2021 – 06:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar i ka dëmtuar sefin e tij dhe është larguar nga shtëpia. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.