Si të përgatisni qumështin e artë, pijen që forcon sistemin imunitar dhe përmirëson aparatin tretës
Qumështi i artë, është një recetë e vjetër çudibërëse tibetiane, e cilapo gjen gjithmonë e më shumë përdorim në regjimet ushqimore, kjo falë edhe studimeve të shumta që kanë treguar se ai ka veti magjike në organizëm: forcon sistemin imunitar, balancon metabolizmin dhe përmirëson veprimtarinë e sistemit tretës. Ndoshta po mendoni që ky qumësht mund të ketë ndonjë përmbajtje ari prandaj dhe ka marrë këtë emër. Por jo, ai merr këtë ngjyrë falë pluhurit ngjyrë ari të kurkumës. Kurkuma është shumë e pasur me antioksidantë dhe përbërës me veti anti-inflamatore. Arrin të lokalizojë dhe qetësojë dhimbjet e ndryshme.
Ndihmon veprimtarinë e mëlçisë, ul kolesterolin e keq dhe trigliceridet në gjak, përmirëson tretjen, qetëson dhimbjet e dhëmbëve dhe herpesin e brendshëm, fryrjen e barkut etj.
Për të bërë golden milk, duhet të përgatisni fillimisht pastën e artë me 4 lugë gjelle pluhur kurkumë, 1 lugë çaji piper i zi pluhur dhe 2 filxhanë çaji qumësht pa yndyrë. Përbërësit duhet të zihen në zjarr të avashtë që të mos krijohen kokrriza. Më pas ruani pastën e kurkumës për 24 orë në një kontenitor qelqi. Merrni çdo ditë një gjysmë lugë kafeje nga pasta dhe treteni në qumështin tuaj të preferuar, që mund të jetë qumësht lope, soje ose qumësht bajamesh. Këshillohet të pihet para çdo vakti pasi krijon ndjesinë e ngopjes dhe frenon dëshirën për të ngrënë.