75 Mall Live Search
15:40 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / OSH

Figura të respektuara përkrah Daut Haradinajt, Ergyn Dobërqani dhe Tomor Rezniqi kandidatë për Asamble

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve për asamblenë Komunale në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka prezantuar dy kandidatë për asamble, Ergyn Dobërqani dhe Tomor Rezniqi.

“Fuqizimi i ekipit për Kryeqytetin më jep shpresë se suksesi arrihet me njerëz të zotë dhe të dëshmuar ndër vite. Sot jam i nderuar t’i prezantoj dy kandidatë që do të garojnë në ekipin tonë, Ergyn Dobërqani dhe Tomor Rezniqi”, ka njoftuar Haradinaj.

Njoftimi i plotë: 

Fuqizimi i ekipit për Kryeqytetin më jep shpresë se suksesi arrihet me njerëz të zotë dhe të dëshmuar ndër vite.

Sot jam i nderuar t’i prezantoj dy kandidatë që do të garojnë në ekipin tonë, Ergyn Dobërqani dhe Tomor Rezniqi.

Ergyni është me profesion regjisor, kurse Tomori një jetë tërë i ka kushtuar sportit.

Dytë të përkushtuar në avansimin e sportit dhe kulturës në Kryeqytet.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, jo vetëm që mora mbështetje, por po ashtu pashë vullnet që të kontribuojnë direkt nga Kuvendi dhe Ekzekutivi në të ardhmën.