75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Detaje nga policia, si e plagosi vëllau-vëllain në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e mbrëmshme në Fushë Kosovë.

4 persona janë arrestuar pas një mosmarrëveshje, shkruan IndeksOnline.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vllaun e tij”, tregon policia përmes raportit 24 orësh.

Raporti i plotë:

Fushë Kosovë 26.05.2021-22:40.  Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vllaun e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë  dhe katër gëzhoja. Dy viktimat   dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor,  ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/