75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 27 Maj 2021 / Blerim

Diçka po ndodhë! Allegri në Juventus…

Massimiliano Allegri mund të rikthehet te skuadra e Juventusit për sezonin e ri 2021/22.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio paralajmëron që Allegri dhe Juventus pritet që së shpejti të arrin marrëveshje, shkruan IndeksOnline

53-vjeçari është i papunë që nga viti 2019 – pas largimit nga ‘Zonja e Vjetër’.

U spekulua se Allegri mund të emërohet trajner i Real Madrdit, por duket se Juventusi do të jetë sërish ‘shtëpia’ e tij.

Allegri te Juve pritet ta zë vendin e Andrea Pirlos, i cili mezi bëri vend për ekipin në garat e UEFA Champions League./IndeksOnline/