75 Mall Live Search
15:58 / E Enjte, 27 Maj 2021 / AR

Kurti emëron zëvendësministra në dy ministri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Znj. Edona Maloku Bërdyna, zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Z. Agon Dobruna, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.