75 Mall Live Search
22:53 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Ministri Murati nënshkruan për kredi shtesë në vlerë prej 25 milionë euro që do të mbulojë shpenzimet e luftës ndaj pandemisë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka lajmëruar se ka nënshkruar marrëveshjen për kredi shtesë në vlerë prej 25 milionë euro me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës, që do të mbulojë shpenzimet e luftës ndaj pandemisë.

Sipas ministrit, lajmi i ditës ishte ardhja e 100 mijë vaksinave anti-Covid, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen për kredi shtesë në vlerë prej 25 milionë euro me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës, që do të mbulojë shpenzimet e luftës ndaj pandemisë.

Mirëpo lajmi i ditës për sot është arritja e mbi 100 mijë vaksinave anti-covid. Ky kontigjent shënon pikën e kthimit në luftën ndaj pandemisë. Ditë të mira po vijnë!