75 Mall Live Search
15:36 / E Premte, 28 Maj 2021 / OSH

Skandali me vaksinat, mjeku vaksinoi 60 persona kundër coronavirusit me një shiringë

Në fabrikën austriake, “Voestalpine”, në Murzzuschlag, një mjek përdori të njëjtën shiringë për të vaksinuar disa njerëz.

Rreth 60 punonjës të një kompanie u vaksinuan me të njëjtën shiringë dhe tani ata duhet të testohen për HIV dhe hepatit.

Kompania e ngarkuar për vaksinimin, “Vamed”, shprehu keqardhje të thellë për këtë rast dhe njoftoi se do të insistonte në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj çështje, dhe mjeku u pezullua përkohësisht deri në fund të hetimit.

Doktori i Qendrës së Mjekësisë së Punës “Vamed” duhej të vaksinonte punonjësit e “Voestalpine” kundër coronavirusit.

“Voestalpine” theksoi se nuk ishte e qartë për ta se si ishte e mundur që të kishte mungesë të higjienës në qendrat e vaksinimit.

Zëdhënësi i Vameda, Ludwig Bihler konfirmoi se ishin identifikuar boshllëqe në vaksinimin e disa personave,  raporton Kleinezeitung.

“Një kontroll i hollësishëm zbuloi se mjeku që kreu vaksinimin kishte keqpërdorur pjesërisht materialin e vaksinës”, shtoi Bihler.

Politikanët po bëjnë thirrje për sqarime të plota të ngjarjes.