Reagon Trepça’89 : Me keqardhje por krejt ky kampionat është i kurdisur!

Skuadra e Trepçës’89 sot e ka humbur ndeshjen e barazhit ndaj Dukagjinit, çka i dërgoi ata në Ligën e Parë të Kosovës.
Ndonëse u mposht me penallti, skuadra e Trepçës’ 89’të përmes një postimin në ‘Facebook’ akuzon direkt kryetarin e FFK-së dhe thotë se kampionati ishte komplet i kurdisur, shkruan IndeksOnline
Më poshtë postimin e plotë të Trepçës’89.
“Paturpesia e strukturave te FFKsë shkeli mi djersën e lojtarëve te Tepçes 89 ! Sot sikur edhe disa here më parë ishim te demtuar ne dy situata , minuta e 20 ne situate te volitshme per gol , ngritet flamuri per situate jashte loje ! Gjirimet tregojne se nuk ishte ofsajt ( prove eshte gjirimi)! Dhe ne situaten e dyte kah fundi i lojes ishte nderhyrje per penalti e cila nuk u akordua ! Gjirimi si prove tregon te kunderten ! Arbitrit me stem te FIFA-se duhet ti vije turp por ai ka ardhur me direktiva nga kreu i FFK-se e qka presim me mire kur kreu i FFK-se eshte i akuzuar per HARAQE !
KJO ESHTE KOSOVA JONE !
Me keqardhje por krejt ky kampionat eshte i kurdisur !
Kjo nuk ka ndodhe pa dijenine e FFKsë , meq nuk kemi ku te ankohemi ne vendin tonë atehere na mbetet te ankohemi ne organet e UEFA-se per paregullsine e kampionatit si dhe lidhjen e koalicioneve jo parimore në dëm të futbollit Kosovarë te cilin me mund te madhe e kemi ngritur aty ku eshte sot”.