75 Mall Live Search
08:17 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / OSH

Nisma Socialdemokrate sot mban Kuvendin Zgjedhor, vetëm një kandidat për kryetar

Nisma Socialdemokrate do të mbajë zgjedhjet për kryetar partie sot.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, do të jetë kandidati i vetëm për kryetar.

Sherifi këtë e ka bërë të ditur në emisionin ‘dPt te Fidani’, derisa është sqaruar edhe për rënien e Nismës në zgjedhjet e fundit parlamentare.

 “Aktualisht vetëm z. Limaj do të jetë kandidat për kryetar të partisë”, ka sqaruar sekretari i partisë.